
Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”.
Sipas burimeve paraprake, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar 5-6 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në përplasjen e automjeteve.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë apo të vijojnë veprimet strukturat përkatëse për zbardhjen e plotë të aksidentit.
and then