Luftë frontale ndaj Infantinos, UEFA bashkon forcat me Concacaf dhe Afc: U tradhtuam, duhet hetim

UEFA nuk i ndahet Gianni Infantinos duke vijuar luftën e hapur ndaj presidentit të FIFA-s. Së fundmi, UEFA ka gjetur mbështetje totale edhe nga dy konfederata të tjera, nga ajo e Azisë dhe e Amerikës Qendrore duke dalë me një deklaratë të përbashkët publike: “Forca e futbollit ka qenë gjithnjë uniteti, kërkojmë që ky unitet të respektohet me një lidership që të jetë në shërbim të futbollit dhe jo që të përpiqet ta dominojë atë”.

Në këtë letër të hapur, tre konfederatat kërkojnë që drejtimi i futbollit të jetë në shërbim të sportit dhe jo i përqendruar te një individ apo institucion. Kritikat lidhen veçanërisht me planin e fundit, tashmë të tërhequr, për privatizimin e Kupës së Botës. Sipas tyre, iniciativa u avancua pa konsultim të mjaftueshëm me federatat dhe cenoi besimin brenda familjes së futbollit.

Të tre konfederatat kërkojnë një hetim të pavarur për këtë proces dhe theksojnë nevojën për më shumë transparencë, integritet dhe përgjegjshmëri në drejtimin e FIFA-s: “Futbolli nuk i përket një individi, por lojtarëve, tifozëve, klubeve dhe federatave”, thuhet në këtë deklaratë të përbashkët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×