
Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga një varkë.
Ngjarja është regjistruar pak më parë. Sipas të dhënave paraprake, viktima, i identifikuar me inicialet K.R., ka qenë në varkë së bashku me dy persona të tjerë, përpara se të hidhej në liqen dhe të mbytej.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pritet që hetimet të përcaktojnë nëse 30-vjeçari ka pësuar një problem shëndetësor, përfshirë një infarkt, pas kontaktit me ujin, apo nëse ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
and then