Jetonte vetëm! I moshuari gjendet i pajetë në banesën e tij në Buçimas të Pogradecit

Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Buçimas, në Pogradec. I moshuari jetonte i vetëm.

Mësohet se djali i tij, pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të në telefon, ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin pa shenja jete.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×