
Ishte një hap larg Leipzig, pritej vetëm firma mbi kontratë, por në fund gjithçka dështoi pasi sipas mediave gjermane, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk arriti të kalonte testet mjekësore. Në kushte të tilla, Asllani u rikthyer sërish te Hoffenheim, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Pavarësisht këtij fakti, “bomberi” dardan nuk pritet të qëndrojë gjatë te Hoffenheim pasi interesimi për të nuk është shuar, mbetet një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka rikthyer edhe një herë vështrimin te Fisnik Asllani pasi objektivi i tyre kryesor, Julian Alvarez është kthyer në një mision thuajse të pamundur. Pa Robert Leëandoëski-n dhe me Ferran Torres që do të transferohet te PSG, Barcelona është e detyruar të gjejë një sulmues të ri në këtë merkato vere.
Fisnik Asllani nuk është një emër i panjohur për Barcelonë, përkundrazi, pak kohë më parë palët ishin shumë pranë gjetjes së një akordi. Kjo pistë po ndizet edhe një herë pasi dështoi transferimi i tij te Leipzig.
Jo vetëm Barcelona, interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur edhe dy emra “big”, B.Dortmund edhe Tottenham Hotspur. Verdhezinjtë janë gjithashtu një klub që e ka ndjekur nga pranë situatën e Asllanit.
Nga ana e tyre, Hoffenheim nuk heq dorë nga kërkesat për sulmuesin, pasi janë në pozita komode për të negociuar në një kohë kur sulmuesi është nën kontratë deri në vitin 2029. Kartoni i vlerësohet në treg me 35 milionë euro.
and then