
Një pushues është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një shkëmb në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë.
I plagosuri është identifikuar si 55-vjeçari Platon Bylyshi, i cili ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e rënies.
Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari po transportohet drejt Spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.
and then