Akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve/ Apeli lë në fuqi masën, ish-drejtoresha e Postës së Durrësit ngelet në burg

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit.

Mataj akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve. Ndërkohë, për dy ish-vartëset e saj, Paola Danaj dhe Valbona Duni, është lënë në fuqi masa “arrest në shtëpi”.

Vendimi i Apelit konfirmon masat e sigurisë të vendosura ndaj tre të pandehurave, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×