Kualifikoi skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin i thur elozhe Uzunit: Luan me zjarr dhe pasion, e adhuroj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vazhdon të shënojë gola mbresëlënës me fanellën e Austin në këtë periudhë të sezoni, duke treguar se po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Beratasi tundi përsëri rrjetën në Leagues Cup, duke ndihmuar ekipin të siguronte çerekfinalet e turneut që organizohet mes skuadrave më të mira të MLS dhe kampionati meksikan.

Ai është shpallur sërish “Lojtari i Ndeshjes” dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Uzunit.

“E dua Myrton. Më pëlqen mënyra se si luan dhe më pëlqen intensiteti i tij. Ai mund të jetë i zjarrtë ndonjëherë dhe e mban zemrën në mëngë. Është një lojë pasionante. Për të luajtur në një nivel të lartë, duhet të jesh i vendosur. Kam shumë respekt për këtë, sepse për mua, nuk ka asgjë më të rëndësishme”, tha trajneri i përkohshëm Davi Arnaud.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×