Pak orë nga nisja e Festës së Birrës në Korçë/ Poli i Eventeve dhe Shtëpia e Birrës gati për të pritur mijëra vizitorë mes shijes dhe tingujve të artistëve të dashur

Pak orë kanë mbetur nga nisja e natës së pestë dhe të fundit të Festës së Birrës në Korçë për këtë edicion të 20, jubilar.
Për 4 netë Festa e Birrës ka mbledhur në Polin e Eventeve në Drenovë mijëra qytetarë dhe turistë.

Mbrëmjen e së shtunës skenën e pushtuan këngëtarët Anxhela Peristeri, vëllezërit Prifti dhe Alban Skënderaj, të cilët mbajtën të ndezur atmosferën. Mes muzikës dhe festës, Birra Korça mbeti protagonistja kryesore e këtij eventi, e cila shoqëroi mijëra vizitorë.

Në një lidhje direktë për News 24 gazetarja Lorena Kodra raportoi se mbrëmjen e sotme Poli i Eventeve në Drenovë po bëhët gati për të pritur mijëra vizitorë ku Birra Korça dhe Birra Tirana kanë qenë më të kërkuarat gjatë festës.

Hapësirat e festivalit kanë qenë të mbushura në katër net dhe pritet të jenë edhe këtë natë të pestë.
Festa nuk është vetëm në Drenovë, në Shtëpinë e Birrës vijon festa dhe është bëre një pikë takimi e rëndësishme.

Në këtë natë të pestë në skenë do të ngjiten artistët Dafina Zeqiri dhe “Three Dots”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×