Vlorë – Një person dhunohet me sende të forta në qendër të qytetit, përfundon në gjendje të rëndë

Një incident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës, ku një person ka rënë pre e një sulmi fizik me sende të forta.

Sipas njoftimeve paraprake nga shërbimet e emergjencës, personi i dëmtuar ndodhet në gjendje të rëndë pas dëmtimeve të marra.

Me marrjen e njoftimit, ekipi mjekësor i urgjencës është nisur menjëherë drejt vendngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe për ta transportuar me shpejtësi drejt spitalit për trajtim të specializuar.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×