Lamtumirë City, Marmoush gati të zhvendoset në Londër, pritet firma me Tottenham

Omar Marmoush është gjithnjë e më pranë Tottenhamit. Klubi londinez ka arritur marrëveshjen me Manchester City për transferimin e sulmuesit egjiptian. Marmoush pritet të kalojë te Tottenham në formën e huazimit, me detyrim blerjeje prej rreth 58 milionë eurosh, ndërsa me bonuset operacioni mund të shkojë deri në 70 milionë euro.

Sulmuesi pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të firmosë kontratën e re, që raportohet se do ta mbajë në Londër deri në vitin 2030, me opsion për një tjetër sezon. Sezonin e shkuar me “qytetarët” sulmuesi egjiptian realizoi vetëm 3 gola në 21 ndeshje në Premier League.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×