Zjarr i madh në Tërbuq të Gjirokastrës, flakët përhapen drejt Labovës së Madhe dhe Labovës së Vogël

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Tërbuqit, në Gjirokastër, pasi flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një automjet dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me bar dhe shkurre të thata.

Era dhe bimësia e thatë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe duke rritur rrezikun që zjarri të avancojë drejt zonave pranë fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.

Për përballimin e situatës, në terren është angazhuar i gjithë efektivi i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve në drejtim të zonave të banuara.

Për momentin, situata mbetet në zhvillim, ndërsa vijon puna për vënien nën kontroll të zjarrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×