Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan, dyshimet paraprake

Një ngjarje e rëndë është raportuar paraditen e sotme në zonën e Markatës në Elbasan, ku një person i moshuar është gjetur i pajetë dhe i gjakosur në rrugë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, kur është njoftuar se një i moshuar ndodhej i shtrirë në tokë, pranë Markatës së Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur, për shkaqe që ende nuk janë të qarta, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë.

Një nga pistat paraprake është që rrëzimi të jetë shkaktuar nga një problem shëndetësor i papritur, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një luhatjeje të tensionit apo e një infarkti, që mund t’i ketë shkaktuar humbjen e kontrollit mbi biçikletën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×