Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën

Prej kohësh, Arbër Hoxha ka qenë një emër konstant në tregun e transferimeve, mbi të gjitha një vit më parë ku zhvilloi një super sezon me Dinamo Zagreb, i kurorëzuar me titullin kampion. Në drejtim të sulmuesit kuqezi erdhën disa oferta, ose më saktë, sondazhe në distancë, nga klube të ndryshme, madje edhe nga Anglia, por Dinamo Zagreb vendosi të mbajë në skuadër.

Situata ka ndryshuar totalisht në këto ditë të fundit të merkatos, aq sa nga Kroacia mediat bëjnë me dije se Dinamo Zagreb ka vendos ta lë të lirë, një vendim ky i ardhur pas mbipopullimit që Dinamo ka në repartin ofensivë. Të dy palët, si Dinamo Zagreb ashtu edhe Arbër Hoxha, janë në pozita komode për të negociuar pas janë të lidhur nën kontratë deri në vitin 2029.

Hoxha
Hoxha

Dinamo dhe Arbër Hoxha kanë kohë deri më 7 shtator, kohë kur përfundon merkato në Kroaci, për të gjetur një sistemim të përshtatshëm për të dy palët, në të kundërt sulmuesi shqiptar do të qëndrojë në ekip dhe do të luftojë për një vend si titullarë. Kujtojmë që këtë sezon, Arbër Hoxha ka realizuar dy gola, një prej të cilëve në fazën “play-off” të Champions League kundër Viking.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×