
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që kundështoi vendimet e marra në dy seanca për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Konkretist në seancat e 25 majit dhe 10 qershorit, Gjykata e Posaçme pezulloi afatet e paraburgimit për të vetmin të pandehur të arrestuar, Erion Veliajn, për shkak të mungesës së avokatëve të dy të bashkëpandehurve të tjerë.
Vendimi u kundërshtua në rrugë gjyqësore, nga avokati Plarent Ndreca, i cili argumentoi se vendimi ishte i padrejtë, pasi shkak për shtyrjen e seancave nuk ishte bërë Veliaj, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Por Gjyqtarja e Posaçme Saida Dollani, e rrëzoi këtë kërkesë duke i hapur rrugë Veliajt t’i drejtohet Gjykatës së Lartë. Erion Veliaj është duke u gjykuar për 13 akuza penale dhe mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.
and then