
Shefit Shefiti është zyrtarizuar tek Al-Oroba në kategorinë e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi u largua nga Hata në elitë për të luajtur një kategori më poshtë.
Emri i tij nuk është i padëgjuar në Shqipëri, edhe pse asnjëherë nuk u zyrtarizua një transferim. Partizani dhe Vllaznia janë dy pista të dëgjuara më parë për Shefitin.
Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ishte shumë pranë kalimit te Partizani. Një marrëveshje e cila dështoi vetëm në fund. Më pas emri i tij qarkullonte edhe te Vllaznia.
and then