Zjarri përfshin sipërfaqe tokë në disa zona në Gjirokastër, ekipet zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është regjistruar në hyrje të fshatit Këllëz, njësia Administrative Lunxhëri. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe toke ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit dhe duke parandaluar përhapjen e tij.

Megjithatë një grup i shërbimit zjarrfikës do të qëndrojë në vendngjarje për monitorimin e territorit, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e ndonjë riaktivizimi të mundshëm.

Nga zjarri nuk pati persona të dëmtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×