Miliona euro për shitjen, sulmuesit të Kombëtares i bëhet problem pasaporta

Arbër Hoxha nuk e ka vendin e sigurt te Dinamo Zagreb për këtë sezon. Raportimet në Kroaci tregojnë se sulmuesi i Kombëtares është në merkato, pasi drejtuesit dëshirojnë që të shesin kartonin e tij.

Trajneri Mario Kovaçeviç ka aktualisht 27 lojtarë në dispozicion. Dhe duke qenë se në krahët e sulmit janë disa prej tyre, klubi po mendon të shesë.

Hoxha rrezikon largimin në këtë kuadër. Dinamo e Zabgrebit synojnë të arkëtojë miliona euro nga shitja, ndërsa problemi i vetëm konsiderohet fakti që pasaporta e tij shqiptare i ngushton rrethin e blerësve.

Në Europë ka kaluar afati i transferimit në pesë ligat më të rëndësishme. Sa i përket Austrisë, Skocisë dhe Katarit mund të ketë lëvizje deri më 3 shtator. Në Zvicër është 9 shtator dhe në Turqi 11 shtator.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×