“Me zor i kam rritur”/ Iu shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj, e moshuara: Shpresën e kishim tek prodhimi që prisnim të merrnim

Dhjetëra rrënjë ullinj janë shkrumbuar nga zjarri masiv që përfshiu zonën e Himarës, duke lënë pas dëme të mëdha për banorët që prej vitesh kujdeseshin për tokat e tyre.

Një e moshuar tregon me dhimbje se ka humbur më shumë se 30 rrënjë ullinj, të cilat i kishte rritur me shumë mund.

“Kam mbi 30 rrënjë ullinj. Janë djegur të gjithë. Me zor i kam rritur. Dje këtu nuk të linte flaka dhe tymi. Në mëngjes lotonim nga tymi, nuk hynim dot”, shprehet ajo.

Për familjen, ullinjtë nuk ishin vetëm pemë, por një burim i rëndësishëm të ardhurash. E moshuara thotë se shpresat e tyre ishin te prodhimi i këtij viti, pasi sezoni i vjeljes pritej të niste së shpejti.

“Çfarë të shpresojmë për dëmshpërblim? Nga të presim, kush do të na japë? Ne shpresën te ullinjtë e kishim. Niste sezoni i vjeljes”, tregon ajo.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë, duke djegur sipërfaqe me ullinj, bimësi dhe prona të banorëve. Tashmë, për shumë familje, mbetet shqetësimi për pasojat ekonomike dhe mundësinë e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×