
Pa Harry Kane dhe Olise, me trajnerin Kompany që kishte vendosur të bënte një rotacion të lehtë në vigjilje të sfidës së parë në Champions, Bayern Munich ngec në transfertë përballë Schalke 04, një “X” pa gola i vendosur pa diskutim nga portieri i Schalke. Loris Karius zhvilloi një ndeshje fantastike duke ndalur në mënyrë të pabesueshme ofensivën e Bayern.
Ekipi i Kompany kishte 83% të kontrollit të topit, krijuan 15 raste për gol, goditën 5 herë kuadrat, por një super Karius mbajti portën të paprekur, sigurisht kishte dhe pak fat në një kohë kur Luis Diaz, apo pjesa tjetër e fazës ofensive të Bayern nuk ishte në një ditë të mirë. As hedhja në fushë Harry Kane dhe Olise, nuk solli ndryshim në rezultat, me Bayern që ngec në javën e dytë të Bundesligës.
Lajmi i vetëm pozitiv nga kjo transfertë ishte rikthimi në fushë i Jamal Musiala, me talentin gjerman që u aktivizua në minutën e 57-të dhe e mbylli ndeshjen pa probleme.
Pavarësisht këtij hapi fals, Kompany nuk e bën dramë: “Para se gjithash, urime Schalke. Djemtë luftuan, krijuan raste, por përballë kishim një skuadër kompakte dhe agresive. Kundërshtari e meritoi pikën, ndërsa në duhet të mendojmë si të shënojmë gola herën tjetër”, u shpreh Kompany.
Pas dy javësh, Bundesliga kryesohet nga Freiburg dhe Dortmund me 6 pikë të plota. Verdhezinjtë triumfuan 3-2 në transfertë përballë Hoffenheim.
and then