US Open/ Përcaktohen çerekfinalistët, Alcaraz dhe Sabalenka nuk zhgënjejnë

Në US Open kanë nisur sot ndeshjet e raundit të katërt, duke përcaktuar edhe çerekfinalistët e parë të turneut.

Te meshkujt, amerikani Francis Tiafoe siguroi një vend në tetë më të mirët, pas fitores 3-0 ndaj rusit Daniil Medvedev. Në çerekfinale avancon edhe spanjolli Carlos Alcaraz, që mposhti 3-0 amerikanin Tommy Paul. Spanjolli nr 2 në botë nuk e vendosi ndeshjen asnjëherë në diskutim, duke konfirmuar statusin si favoriti kryesor i turneut amerikan.

Mes amerikanëve që vazhdojnë rrugëtimin janë edhe Ben Shelton dhe Alex Michelsen, të dy me fitore të pastra 3-0.

Te femrat, numri një në botë, Aryna Sabalenka, triumfoi 2-0 ndaj amerikanes Taylor Townsend. Në çerekfinale janë edhe çekja Linda Noskova, si dhe amerikanet Emma Navarro dhe Jessica Pegula, të cilat siguruan kualifikimin me fitore bindëse.

Kështu, US Open hyn në fazën vendimtare, me betejat për gjysmëfinalet që tashmë janë në horizont.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×