EMRI/ U plagos sot në Athinë, identifikohet 55-vjeçari shqiptar. Një muaj më parë u përfshi në…

Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Patisia të Athinës.

Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorrin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr. Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjecarit dhe dyshon se motivet janë të tjera. Për këtë po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.

Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjecarit, kur dy persona që udhëtonin me motorr hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan. Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×