
Josep Martinez u bë protagonist i ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Real Madridit dhe Interit. Fillimisht portieri bëri një gafë të rëndë në largimin e topit duke sjellë golin e dytë të madrilenëve të shënuar nga Valverde.
Më pas, ai u bë protagonisti me disa pritje mbresëlënëse ndaj sulmuesve madrilenë për të shmangur një goleadë të thellë, duke mbajtur deri në fund ekipin në lojë. Gjithsesi, portieri ka reaguar në rrjetet sociale duke u kërkuar falje tifozëve për gafën që kishte bërë.
“Nuk ka asnjë rrugëtim që nuk shoqërohet me rrëzime apo gabime aq sa në futboll, ashtu si gjatë jetës. Të marrësh veten në një moment vështirësie si ai i djeshmi, të ndërton një personalitet të fortë që të shërben për të mbrojtur këto ngjyra.
Unë marr përgjegjësitë e mia te goli i dytë, nuk mund të pësojmë dy gola në atë mënyrë kur përballesh me një ekip si Real Madridi që nuk të fal gabimet. Ndjejmë të gjithë keqardhje pasi mendoj se ekipi dje bëri një paraqitje të madhe dhe meritonte të merrte me vete në Milano një rezultat pozitiv.
Mësohet, rritesh, mundohesh të përmirësohesh dhe shihet përpara. Por gjithmonë se bashku”, shkruante portieri në mesazhin e tij në rrjetet sociale.
and then