
Është mbyllur java e dytë e Kategorisë së Parë për sezonin 2026/27.
Besa regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke triumfuar 4-0 në transfertë ndaj Sopoti. Një rezultat të rëndësishëm mori edhe Iliria, që mposhti 3-1 Kukësin në shtëpi.
Në transfertë fitoi Bylisi, që siguroi tri pikët ndaj Orikut me rezultatin 2-1. Të njëjtin rezultat regjistroi edhe Korabi, që triumfoi 2-1 ndaj Besëlidhjes.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Pogradeci mori fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur 2-1 Kastriotin.
Java e dytë u hap të premten me përballjen Flamurtari – Burreli, e cila përfundoi në barazim 1-1.
and then