
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë, Shijak, ku është dëmtuar porta e oborrit të një banese.
Sipas policisë, rreth orës 01:00, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është konstatuar dëmtimi i portës, që dyshohet se është shkaktuar nga një lëndë plasëse. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.
Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
and then