Leonard te Toronto, finalizohet shkëmbimi i bujshëm mes Toronto dhe Clippers

Është zyrtarizuar një nga shkëmbimet më të bujshme të NBA-së. Kawhi Leonard rikthehet te Toronto Raptors, ndërsa Brandon Ingram kalon te Los Angeles Clippers.

Në paketën e shkëmbimit përfshihen gjithashtu Gradey Dick, dy zgjedhje të pakushtëzuara të raundit të parë për vitet 2031 dhe 2033, një shkëmbim zgjedhjesh për draftin e vitit 2027 dhe dy zgjedhje të raundit të dytë.

Marrëveshja ishte pezulluar për shkak të hetimit të NBA-së ndaj Clippers për shkelje të rregullave të kufirit të pagave. Hetimi përfundoi me një gjobë prej 700 mijë dollarësh për Leonard, ndërsa Clippers u gjetën fajtorë për anashkalim të rregullave të salary cap.

Tashmë, pas disa muajsh pritjeje, shkëmbimi është përfunduar zyrtarisht dhe Leonard rikthehet në Toronto, ndërsa Ingram nis një kapitull të ri me Clippers.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×