
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për pagat e magjistratëve.
Në shkresën drejtuar Kuvendit, Prokuroria shprehet se, në mungesë të një drafti formal të dërguar zyrtarisht për konsultim, vlerësimi është bërë bazuar në përmbajtjen e projektligjit të publikuar në muajin korrik 2026 në faqen zyrtare të Kuvendit, si dhe në diskutimet publike të zhvilluara.
REAGIMI
Prokuroria e Përgjithshme i përcolli sot nëpërmjet një shkrese zyrtare, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, qëndrimin e saj mbi projektligjin për pagat e magjistratëve.
“Në mungesë të një drafti formal të përcjellë zyrtarisht për konsultim, bazuar në përmbajtjen e projektligjit të publikuar në muajin korrik 2026 në faqen zyrtare të Kuvendit, si dhe në diskutimet publike të zhvilluara, vlerësojmë se projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’’, në parim nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të Vendimit nr.15, datë 17/02/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet kushtetuese të përcaktuara në të.
Ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive”.
and then