
Tre të rinj nga Fieri, me banim në Athinë, kanë humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Glyfada, një prej zonave më të njohura të kryeqytetit grek.
Në aksident janë përfshirë pesë persona, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën bregdetare pranë Glyfadës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me pesë pasagjerë po lëvizte në drejtim të Pireut, kur në kryqëzimin e Avenue Poseidonos me rrugën Kalypsous ka devijuar papritur nga rruga.
Makina është përplasur me shpejtësi të lartë me murin e një hoteli, duke shkaktuar një aksident me pasoja tragjike.
Tre prej të rinjve kanë humbur jetën, ndërsa dy të mbijetuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.
and then