
Në mënyrë të papritur, nga Kroacia vjen një lajm jo pak i bujshëm. Arbër Hoxha ka bërë gati “valixhet”, me sulmuesin kuqezi që do të largohet nga Dinamo Zagreb, por ndryshe nga se pritej, jo në një kampionat elitar, por në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të gjithë mediat në Kroaci bashkohen në një pikë: Arbër Hoxha do të transferohet tek ekipi i Al Wahda. Dinamo Zagreb ka pranuar ofertën e sheikëve: 2,5 milionë euro, plus 10% të kartonit në rast të një rishitje.
Edhe kjo ofertë, nëse rezulton e vërtetë, është jo pak befasuese, pasi prej kohësh mediat flisnin për një tjetër tablo, me ekipin kroat që ka refuzuar oferta deri në 10 milionë euro për sulmuesin shqiptar. Gjithnjë, duke iu referuar mediave në Kroaci, përcaktues në këtë lëvizje të papritur, ka qenë paga personale e Arbër Hoxhës, me sulmuesin që është joshur nga milionat e sheikëve.

Arbër Hoxha do të gjejë në Emiratet e Bashkuara Arabe edhe futbollistin tjetër të ekipit përfaqësues, Kristjan Asllanin, me këtë të fundit që u transferua tek ekipi i Al Jazira-s
and then