Kthim në kohë për Dinamon, start njëlloj si në sezonin kur e nisi pretendent për titull e thuajse e hodhën nga kategoria

Dinamo ka regjistruar sot fitoren e katërt radhazi në Superiore, duke arritur një seri suksesesh që nuk i regjistronte në elitën e futbollit shqiptar që në vitin e largët 2010.

Edhe starti i edicionit është plotësisht i ngjashëm me atë të sezonit 2010-2011. Asokohe blutë humbën në javën e parë me Flamurtarin, ndërsa më pas mposhtën Besën, Teutën, Shkumbinin dhe Vllazninë në një seri prej katër fitoresh që e ngjitën në vendin e parë në renditje.

Seria vazhdoi edhe me një fitore tjetër duke e çuar në 5 numrin e sukseseve radhazi për blutë. Por ironikisht, një sezon i filluar si pretendent, u mbyll me një fund thuajse katastrofë. Kjo, pasi blutë më pas thuajse u shpërbënë, duke dorëzuar ndeshje pas ndeshje, me një projekt sportiv që praktikisht u la në mes të rrugës edhe për shkak të shpërthimit të Skënderbeut në atë edicion.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×