
E pyetur mbi ecurinë e hetimit dhe marrjen në pyetje të vëllezërve Eftimi në ambientet e SPAK, gazetarja Klodiana Lala konfirmoi në emisionin “Kjo Javë” se pozita ligjore e Belinda Ballukut është rënduar ndjeshëm.
“Për këtë pjesë ndaj zonjës Balluku është ngritur një akuzë e re për korrupsion. Pra është duke u hetuar për këtë… Është ashpërsuar dhe rënduar pozita, është po ashtu nën hetim për korrupsion Arbër Abazi, po ashtu nën hetim për pastrim parash kompania e tij Alco Impex General Construction, por edhe një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.”
Lidhur me pyetjen e drejtuesve të studios Atelier 4, gazetarja raportoi:
“Olsi Eftimi qëndroi më pak… një orë, një orë e gjysmë. Alban Eftimi qëndroi gati në mos gaboj mbi pesë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, sepse ai është personi direkt dhe normalisht dëshmia e tij është një dëshmi thelbësore.”
Sipas gazetares Klodiana Lala, për qytetarët nuk mjafton vetëm dënimi apo prangosja:
“Nuk i mjafton askujt kjo nëse një zyrtar i lartë shkon ose jo prapa hekurave, por duhet të shoqërohet me sekuestrimin e aseteve. T’u sekuestrohen të gjitha pasuritë që ato ju kanë marrë qytetarëve shqiptarë dhe vetëm kështu mund të konsiderohet një hetim i plotë, një hetim i pavarur dhe një hetim që i ka shërbyer qytetarëve shqiptarë.”
and then