Milan bën “djallin” ndaj Lecce-s, Cardinale konfirmon Amorim: Është i ri, i duhet kohë (VIDEO)

“Djalli” zgjohet, me Milan që nuk fal në “San Siro’, “thyen” pastër 3-0 Lecce duke dalë me një 3 pikësh jetik për trajnerin Amorim, me këtë të fundit që përfundoi në “bankën e të akuzuarve” pas humbjes së rëndë të pësuar përballë Benfikës në Europa League. Mes festimeve për 100 vjetorin e krijimit të stadiumit dhe 1 minute heshtje në nderim të Sandro Mazzola-s, Milanit i mjaftuan 14 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin, me Pulisic që u shkëput shpejt, kontrolloi në mënyrë perfektë assistin e Pavlovic duke kaluar dhe portierin Falcone. Në fraksionin e dytë ishte radha e Rabiot, me francezin që kombinoi në mënyrë të shkëlqyer me Ramos duke tundur rrjetën me një goditje të saktë brenda në zonë. Ekipi i Amorim kontrolloi me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi, jo vetëm kaq, por në minutën e 73-të Moreira hipotekoi rezultatin në 3-0, një sukses që kënaq dhe trajnerin Amorim:

“Ishte një fitore e bukur, kontrolluam mirë ndeshjen, gjithashtu u mbrojtëm mirë. Jam i kënaqur me atë që dhuruam, mendoj se meritojmë diçka më shumë nga pikët që kemi aktualisht, por duhet të punojmë ende shumë dhe të përmirësohemi”, u shpreh Amorim.

Pas sfidës kundër Lecce-s, presidenti Cardinale u kujdes të konfirmonte publikisht trajnerin Amorim: “Ishte një nga 90 minuta më të bukura që kemi parë deri më tani. Dua të përgëzoj Ruben dhe djemtë e tij për faktin që kanë luftuar në këto sfida të para, përpara pauzës së kampionatit. Të mos harrojmë, ai është një trajneri i ri, me një stil të ri loje dhe me lojtarë të rinj, i duhet kohë për të gjetur ritmin e duhur”, u shpreh presidenti Cardinale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×