Aksident në Gramsh, makina del nga rruga dhe përmbyset, plagosen dy persona (FOTO)

Aksidenti Gramsh 2

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Gramsh.

Ngjarja sapo ka ndodhur, ku raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Paktos të Gramshit, ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.

Të plagosur kanë mbetur dy të rinjtë Valter Kllogjeri, 30 vjeç, dhe Klea Alushaj, 24 vjeç, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Ujëvara e Sotirës, ku janë aksidentuar, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×