VIDEO/ SPAK ushtroi kontrolle në banesën e tij, Ilir Proda bëhet “tym”, shfaqet te Prokuroria e Posaçme duke pirë cigare

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot kontrolle të befasishme në banesat dhe zyrat e disa zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Mes ish-zyrtarëve ndaj të cilëve është ushtruar kontroll ka qenë dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ky i fundit u paraqit sot në SPAK, në kuadër edhe sipas procedurave që përcakton ligji.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala, Proda shfaqet tejet i ‘përhumbur’ ndërsa ecën duke pirë cigare. Kujtojmë se GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa caktoi ‘arrest me burg’ për disa efektivë policie.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×