Operacioni i SPAK për hetimet e AKSHI-t, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të policisë

Zbulohet një nga emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se bëhet fjalë për Fatjon Kallucin, shef tek laboratori shkencor i policisë.

Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×