
Zbulohen dy emra që u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, një zyrtar policie dhe një biznesmen. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se bëhet fjalë për Fatjon Kalluci, shef tek laboratori shkencor i policisë si dhe Embro Sulejmanin, administratorin e një biznesi të njohur në Durrës.
Bëhet fjalë për administratorin e agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar.
Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.
and then