
Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë, në Vlorë.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Gazetari Majus Seiti tha për “News24” se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth.
and then