SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Hysenit dhe Agasit

Teksa në Shqipëri doli lajmi se SPAK kishte firmosur ndaj shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit.

Burime jo zyrtare bënë të ditur se ajo ndodhej në Baku të Azerbajxhan në një takim me shefat e shërbimeve të 82 vendeve. Por krejt papritur Vlora Hyseni që dyshohet se përkrahu Ergys Agasin në arrati dhe e furnizoi me dokumente të klasifikuara, u shfaq në Kosovë. Pak orë, përpara se Bajram Begaj të dekretonte shkarkimin e saj nga detyra si kryeagjente e Shqipërisë, Vlora Hyseni u paraqit në Policinë e Kosovës. Automjeti me të cilin udhëtonte mbërriti në pikën e kalimit kufitar në Morinë ku edhe u bë ndalimi nga policia shqiptare.

E zhveshur nga funksioni, ish-kryespiunia shqiptare, e cila del ne komunikime direkte me Agasin, para dhe gjatë kohës që ai qëndroi në arrati, u shoqërua për në ambientet e policisë së Shtetit. Aty dha shpjegimet e para, ndërsa më pas iu komunikua masa dhe izolua në banesën e saj afër stadiumit Air Albania. Vlora Hyseni akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.

Agasi po hetohet se në kuadër të grupit kriminal dhe në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e AKSHIT Mirlinda Karcanaj dhe ish zv,.drejtoreshën Hava Delibashi ka manipuluar tenderat e institucionit. Në kuadër të të njëjtin aksion SPAK arrestoi dje Embro Sulejmanin, punonjës i Agroturizëm Kodra e Kuajve, që ndihmonte Aasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluci, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×