“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, ndërsa trajneri i përfaqësueses, Murat Yakin, ka reaguar për herë të parë pas pranimit të futbollistit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19.

“Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë.  Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”- tha Yakin. Kujtojmë që Xhaka nuk është grumbulluar nga Zvicra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×