117 ditë revoltë! Nis protesta, shoqërohen dy persona pranë Ministrisë së Brendshme

Ka nisur protesta e thirrur paraditen e sotme në ditën e 117 radhazi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy persona janë shoqëruar nga efektivët pranë Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën por nuk janë lejuar nga policia.

Duket se ditën e sotme mbizotërojnë protestueset femra, ndërsa qytetarët kërkojnë që policia të bëhet palë më ta dhe të mos arrestojë protestuesit, pasi sipas tyre nuk është kryer asnjë vepër penale prej tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×