VIDEO/ Zjarr i madh në Krujë, flakët “përpijnë” hektarë me pyje e pisha

Një vatër e madhe zjarri është përhapur në jug të fshatit Halil të Krujës, duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe pisha.

Zjarri, i cili ka rënë pak më parë në afërsi të liqenit të Zagracës, po përpin hektarë të tërë me bimësi. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse në zonën ku po përhapet flakët është e pamundur.

Situata paraqitet problematike, pasi zjarri, i favorizuar nga era dhe thatësira, vijon të përparojë me shpejtësi në drejtim të kodrave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×