Greqia “tregon dhëmbët”, mundin serbët me përmbysje në derbin ballkanik

Greqia e ka nisur me një fitore të madhe aventurën në elitën e Ligës së Kombeve, duke përmbysur Serbinë në Beograd me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e katërt, me Andrija Zhivkoviç që shfrytëzoi asistin e Dushan Tadiç dhe mposhti portierin grek. Greqia reagoi menjëherë, duke krijuar disa raste të mira dhe duke goditur edhe shtyllën, por pa gjetur golin e barazimit në pjesën e parë.

Presioni grek u shpërblye në minutën e 74-t, kur Christos Tzolis, pas aksionit të Pavlidis, goditi diagonalisht dhe topi u përplas me shtyllën para se të përfundonte në rrjetë. Serbia ishte pranë golit të dytë në minutën e 90-të, por goditi shtyllën. Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, në minutën e fundit të shtesës Kostas Tsimikas krosoi nga e majta dhe Tasos Douvikas realizoi me kokë, duke i dhënë Greqisë fitoren 2-1. Një debutim i suksesshëm për grekët në elitën e Ligës së Kombeve, por pa shumë kohë për festë, pasi të dielën i pret transferta e vështirë në Gjermani.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×