Dyshohet se përdhunoi një shtetase dhe i vodhi paratë, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje dhe më pas vjedhjen e një shume parash.

Shtetasi me inicialet F. Y., 43 vjeç, dyshohet se më 26 shtator 2026 ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase dhe i ka vjedhur asaj një shumë parash. Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave lidhur me rastin.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×