Ndryshon axhenda e javës së 6-të, FSHF publikon njoftimin, zhvendoset dita e derbit Partizani-Tirana

Partizani do e presë Tiranën më 11 tetor(e diel), ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën e re.

FSHF ka ndryshuar axhendën për javën e gjashtë të Abissnet Superiore. Jo vetëm derbi Partizani-Tirana do të luhet më 11 tetor(e diel) prej orës 18:30, por edhe Vllaznia-Dinamo.

Derbi i kryeqytetit përplaset kështu me supersfidën në Shkodër, që fillimisht ishte projektuar më 10 tetor. Në anën tjetër është vendosur që sfida e Teutës me Skënderbeun të zhvendoset një ditë para.

Takimi në Durrës ishte projektuar më 11 tetor, por do të luhet më 10 tetor prej orës 18:30. Dy sfidat e tjera do të mbesin pa ndryshim.

Elbasani pret Vorën më 10 tetor ora 18:30, teksa Laçi sfidon Egnatian më 11 tetor ora 13:30.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×