
Ngjarja tragjike që i mori jetën 27-vjeçares Sibela Abedini vijon të sjellë dëshmi dhe pikëpyetje të forta rreth asaj që ndodhi në ato momente të fundit të jetës së saj.
Sot në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, foli edhe tezja e viktimës.
Tezja shprehet se beson se nëna e Sibela Abedinit ka pasur lidhje me Altin Çokun, i akuzuar për nxitjen e vrasjes të së resë.
Ajo thekson se mbesa e saj, Sibela nuk është vetëvrarë, por se atë e kanë vrarë. Sipas saj, vetëvrasja mund të ketë ndodhur në debat e sipër.
Tezja e Sibela Abedinit: Sibela është martuar 13 vjeçe në Bulqizë. Por kjo nuk ka lidhje me ngjarjen. Që kur ka vdekur Bela unë nuk e bëj dot gjumin rehat.
Unë e kam ditur se Daniela ka pasur lidhje me Altin Çokun. Vetë Sibela më ka thënë si me shaka. Unë e dija se Daniela e njihte Altin Çokun.
Sibela nuk është vetëvrarë, por e kanë hedhur. Unë nuk e besoj se e kanë vrarë qëllimisht, por mendoj se e kanë vrarë në debat e sipër.
and then