Assist i Bjellorusisë, ndal Finlandën në transfertë, Shqipëria marr kreun e Grupit

Me “laps e letër” në dorë, Shqipëria është perfekte në këtë fillim sezoni, 2 ndeshje 6 pikë të plota. Në dy sfidat e para, ekipi i Maran ka shënuar 5 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Skuadra përfaqësues ka një shpërndarje perfekte të golave me italianin në stol, të 5 golat janë shënuar nga 5 lojtarë të ndryshëm, Asllani, Muçi, Mehmeti, Uzuni dhe Manaj.

Assistin e vërtetë në këtë fillim edicioni të Nations League, Shqipëria e mori nga Bjellorusia, rivali që “thyen” 2-0 pak ditë më parë. Bjellorusia ndali në transfertë Finlandën, në një “X” pa gola. Kjo sfidë e bën dhe më të vështirë të parashikosh saktë këtë grup, pasi Finlanda në fillim shihej si favorite, ose më saktë si rivali kryesor i Shqipërisë, por pas xhiros së dytë, Finlanda e sheh veten në vendin e dytë me 4 pikë, 2 më pak se kuqezinjtë. Në vendin e tretë, me 1 pikë në 2 ndeshje renditet Bjellorusia.

Grupi C
Grupi C

Shqipëria ka shansin të mbyll llogaritë me Grupin 1 në Ligën C që të shtunën, ku luajnë në transfertë përballë Finlandës, një ndeshje ku mjafton të mos dalin “duar bosh”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×