
Trajneri i Kosovës, Foda doli në konferencë para ndeshjes ndaj Izraelit.
“Izraeli është një përfaqësuese e vështirë. Pavarësisht rezultateve, ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe me lojtarë të fortë individualisht. Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresivë në këtë përballje”, ka thënë Foda.
“Nuk mund të them se kjo ndeshje është vendimtare, por është shumë e rëndësishme për ne. E rëndësishme është të shohim si do t’i qasemi ndeshjes. Është një nga ndeshjet ku do të bëjmë ndryshime nga ndeshja paraprake”, ka thënë ai.
“Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq. Por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës”, ka deklaruar Foda.
and then