
Kombëtarja U-17 e vajzave u mposht 2-0 nga Irlanda U-17 në ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë. Sfida u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, ku skuadra irlandeze e vendosi fitoren që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë.
Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti (GK), Jahelezi, Çelaj, Gola, Kronaj, Hoxha, Hysenaj, Çifliku, E. Hasanaj, T. Hasanaj dhe Caroline Wintz. Në pjesën e dytë u aktivizuan gjithashtu Maksuti, Kola, Ahmetaj dhe Kuka.
Irlanda kaloi në avantazh në minutën e 8-të me Ciara Milton, ndërsa në minutën e 19-të Halle Harcourt dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës së saj avantazhin 2-0.
Në pjesën e dytë, vajzat kuqezi u përpoqën të reagonin dhe të afroheshin më shumë pranë portës kundërshtare, por pa arritur të ndryshonin rezultatin e takimit.
Kombëtarja U-17 e vajzave do të rikthehet në fushë më 4 tetor, në orën 12:00, për ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij raundi. Sfida do të zhvillohet sërish në stadiumin “Niko Dovana”, ku Shqipëria U-17 do të kërkojë ta mbyllë këtë fazë me një rezultat pozitiv.
and then