Alarm te Baseli, Shaqiri dërgohet në spital pas dëmtimit

Ndeshja testuese e Baselit ndaj Winterthurit përfundoi me rezultat zhgënjyes 7:3, por shqetësimi kryesor në kampin e klubit zviceran lidhet me gjendjen e kapitenit Xherdan Shaqiri.

Shaqiri nuk e ka mbyllur ndeshjen pa probleme, pasi pësoi një dëmtim në dorë pas një goditjeje.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, Shaqiri është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe plaga i është qepur.

Dëmtimi vjen në një moment kur Baseli po kalon edhe ndryshime në stol. Për trajnerin e ri, Slaviša Jokanović, kjo ishte paraqitja e parë në krye të skuadrës, por debutimi i tij u shoqërua me një humbje të thellë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×