Rikuperon Çalhanoglu, Chivu rigjen turkun, pritet vendimi i klubit për rinovimin

Interi pret rikthimin e Hakan Calhanoglut. Mesfushori turk ka lënë pas shqetësimin në aduktorin e kofshës së djathtë dhe është rikthyer të stërvitet me grupin.

Megjithatë, trajneri Chivu nuk dëshiron të rrezikojë me të menjëherë pas pushimit. Calhanoglu pritet të lihet pushim në sfidën ndaj Parmës, për t’u rikthyer më pas në Champions League kundër Club Brugge, mesjavën e ardhshme, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Champions League.

Për Interin, rikthimi i turkut është i rëndësishëm, pasi ai konsiderohet një nga shtyllat e mesfushës zikaltër. Duke marrë parasysh edhe problemet fizike të kohëve të fundit, plani është që rikthimi i tij të jetë gradual.

Ndërkohë, në klub mbetet e hapur edhe çështja e kontratës. Marrëveshja aktuale përfundon në fund të sezonit dhe drejtuesit e Interit do të presin përgjigjen e fushës përpara se të marrin një vendim për rinovimin.

Nëse palët do të arrijnë marrëveshje, ajo pritet të jetë me kushte më të ulëta financiare, me një pagë fikse rreth 6.5 milionë euro, plus bonuse të lidhura kryesisht me paraqitjet.

Interi kërkon të mos e humbasë Calhanoglun me parametër zero, ndërsa mesfushori ka tani mundësinë të tregojë në fushë se mbetet një element kyç për projektin zikaltër.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×